
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti sot një takim elektoral në Vorë ku tha se ky vend është lënë për tetë vjet në harresë nga partia në pushtet. Basha më tej deklaroi se kushtet e jetesës janë vështirsuar shumë për banorët, ndërsa i ftoi ata për të votuar Aleancën për Ndryshim, që sipas tij do t’i fitojë zgjedhjet të dielën e ardhshme.
Vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, mirë se iu gjej këtë pasdite. E kanë katandisur Vorën në pikë të zezë. Kanë tetë vite dështime, tetë vite premtime që nuk janë mbajtur dhe kanë guxim e kërkojnë edhe katër vjet të tjera. Rama nuk bëri gjë dhe nuk ka çfarë të bëjë më. Bashkë për ndryshim, duke votuar të dielën e ardhshme numrin 9. Kjo sepse Vora nuk e mban dot më këtë peshë të rëndë të skamjes dhe varfërisë.
Aleanca për ndryshim do të fitojë zgjedhjet për Shqipërinë e shqiptarët. Kjo qeveri është çnjerëzore. Çmimi i naftës është rritur në mënyrë të tmerrshme. Më 25 prill të largojmë Ramën me votën e shqiptarëve të bashkuar, është në dorën tonë t’i shërbejmë fëmijëve tanë dhe të mos i lëmë nënat e gratë tona me zemër të ngrirë. Me rindërtimin, Rama ndau disa të njerkës dhe disa të nënës. Do i japim fund mafies së trojeve. Më 25 prill votoni numrin 9, bashkë për ndryshim. Vora fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha.



