BE ndan 90 mln euro për Shqipërinë, granti synon luftën kundër korrupsionit dhe reformës në gjyqësor

BE ndan 90 mln euro për Shqipërinë, granti synon luftën kundër korrupsionit dhe reformës në gjyqësor

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Vettingut, Komisioni i Bashkimit Evropian ka ndarë një fond prej 90 milionë eurosh për Shqipërinë, grand i cili do të mbështesë vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Programi synon mbështetjen në luftën kundër korrupsionit dhe reformës në gjyqësor. Programi mbështet në mënyrë specifike zbatimin e strategjisë së Shqipërisë për luftën kundër korrupsionit dhe reformën e gjyqësorit, duke vazhduar programin e tij të asistencës teknike EURALIUS.

“Programi ndjek politikën e zgjerimit “në fillim parimet” duke u fokusuar në fushat e shtetit ligjor, të drejtave themelore, qeverisjes së mire, zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës. Ai mbështetet në programet 2014 dhe 2015 në kuadrin e Instrumentit për Asistencën Para-Anëtarësim (IPA II), që arrin në një total prej 649.4 milionë Euro për Shqipërinë gjatë periudhës 2014-2020”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Programi mbështet gjithashtu sektorin e transportit, me fokus te mirëmbajtja e rrugëve për të siguruar efikasitetin në planifikimin dhe shpenzimin e burimeve publike.

Gjithashtu, do të sigurohet mbështetje për sektorin e mjedisit me fokus te zbatimi i strategjisë për furnizimin me ujë dhe ujërat e zeza, si dhe te bujqësia dhe zhvillimi rural, veçanërisht për zhvillimin e një kadastre të truallit dhe përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe standardeve veterinare dhe fitosanitare, duke pasur parasysh forcimin e eksporteve agro-ushqimore, si dhe sektorin e peshkimit. Kjo do të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke krijuar më shumë vende pune dhe prosperitet për gjithë  qytetarët e saj.

Veç kësaj, do të sigurohet asistencë financiare për shoqërinë civile dhe për mbështetjen e pjesëmarrjes së Shqipërisë në programet dhe agjencitë e Bashkimit Evropian, si “Erasmus+”, “Horizon 2020” dhe “Creative Europe”, në dobi të drejtpërdrejtë të qytetarëve shqiptarë.

Shqipëria përfiton gjithashtu nga asistenca e BE-së në kuadrin e programit shumëvendësh IPA II, që siguron mbështetje financiare në shkallë rajonale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy