Si mund të zgjidhet kriza në PD sipas Agron Shehaj

Si mund të zgjidhet kriza në PD sipas Agron Shehaj

Deputeti demokrat Agron Shehaj në ‘Të Paekpozuarit’ në MCN TV shtroi atë që ai e konsideroi si mundësi për të zgjidhur krizën në PD, ku u shpreh se duhet mendimi i anëtarësisë dhe një votëbesim i kryetarit të partisë.

Sipas tij opozita shkon përtej Partisë Demokratike, prandaj kjo është çështje modeli nëse duam të sjellim modelin perëndimor.

Për të zgjidhur krizën në Partinë Demokratike unë do kërkoja mendimin e anëtarësisë, ose të një forumi sepse mbi një gjë jemi të gjithë dakord sepse pas një vendimi kaq të rëndë po vuajmë pasojat e rënda. Ishte e drejtë e tij ta merrte vendimin vetë, por ka ardhur momenti, ka nevojë për një votëbesim për kryetarin. Pra çfarë mendoj unë është një votëbesim për kryetarin e PD dhe aty sqarohen se kshu ndodh në partitë demokratike vendos anëtarësia. Fati i opozitës shkon përtej partisë demokratike. Kështu që çfarë duhet të bëjmë për të shpëtuar duhet pyetur anëtarësia, ose besojmë në votën e qytetarëve ose nuk votojmë. Është çështje modeli. Por fatkeqësisht do vazhdojë përplasja, askush nuk do tërhiqet dhe përçarja do thellohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy