Politikanët mesazhe për ndarjen nga jeta të deputetit Gjovalin Kadeli

Politikanët mesazhe për ndarjen nga jeta të deputetit Gjovalin Kadeli

Mesazhe të shumta, kujtime e foto me Gjovalin Kadelin janë shpërndarë në nderim të ndarjes nga jeta të tij.

Ministri i LSI-së, Lefter Koka ndan me miqtë mesazhin ngushëllues për familjen e deputetit të LSI-së, i cili ishte i dyti në listë për një mandat tjetër në qarkun e Lezhës. Ndërsa deputetja e PS-së, Enkelejda Shkreli ndan një kujtim me ish kolegun e saj në parti, pikërisht një foto dhe një mbishkrim që Kadeli ia ka bërë gjatë kohës PS ka qenë në grevë urie. 

Lefter Koka

Lamtumirë Gjove, Lamtumirë mik i zemrës!

Nuk kam fjalë të them sot! Ne të dy, nuk do jemi më krah më krah , ne të dy nuk do ulemi më shtruar në biseda të gjata, ne të dy nuk do qeshim më hareshëm si dikur!

Dhimbje madhe për mua, dhimbje e madhe për të gjithë ne! Ike shpejt duke na lënë pas në dëshpërim e plagë të thellë, që as koha nuk do t’i shërojë dot.

Fëmijët e tu do të jenë përherë krenarë, për babain e përkushtuar, njeriun e respektuar me kurajo dhe plot dinjitet! Mos rri me kokën pas, fëmijët e tu kanë ne, Gjove i dashur!

E dhimbshme ikja jote e parakohshme, por Zoti të desh pranë! T'u prehtë shpirti në paqe, e na ruaj e beko nga atje lart!

Lamtumirë i shtrenjti Mik! Nuk do të të harrojmë kurrë !

Perparim Spahiu‏ 

Bëje gjithmonë foto, të gjithë miqve, bëje mirë pasi doje që kujtimet e bukura të ngeleshin! Lamtumirë miku im i mirë i "bankës"!

Ledi Shamku

Kete foto nga Greva e Urisë e kam kujtim nga Gjovalin Kadeli. Shënimi mbrapa "Mos harrò!" është i tij... Gjove, paç Dritën e Amshueme or Mik! Mos harro edhe ti andej nga t'libron shpirti tash! Miqtë e gjejnë nji mënyrë me marrë lajm prej sho-shoqit!

 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy