Gazetari Elton Metaj takimin e sotëm të Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive, e sheh si vazhdim të serisë së takimeve me pushtetin vendor.
Nga studio e “MCN Live”, Metaj deklaroi se administratat vendore kanë pasur nevojë prej kohësh që të shkunden
Në dallim nga ajo që prisnin qytetarët pas zgjedhjeve, Edi Rama ka nisur një fushatë tipike të tijën sa i takon pushteti vendor, zaptimin e hapësirave publike, për të cilat mendon se pushteti vendor nuk ka efiçencë.
Shumica e pushtetit vendor është socialist dhe shumica i binden Kryeministrit. Hapi i sotëm për të shkarkuar disa drejtues të njësive vendore apo më parë drejtuesit e bashkive, të çojnë në fokusin se Kryeministri do ta çojë fokusin te qeverisja vendore.
Unë besoj se një vlerësim të situatave Kryeministri e ka bërë, edhe pse mund të ketë pasur shqetësime dhe denoncime të qytetarëve në nisje të sezonit veror.
Unë mendoj se administratat vendore prej kohësh ka pasur nevojë që të shkunden, në mënyrë që të jenë në shërbim të qytetarëve, ndoshta me mënyrën si u shkarkua mund të mos bie dakord.
Administratat vendore janë kthyer në struktura amorfe dhe shumë të ngrira. Se si do të vazhdojë më tej gjithë strukturimi, mbetet për tu parë dhe kjo është pjesa më e rëndësishme se ku synon Kryeministri që të dalë.
Me 83 mandate me pushtet qendror dhe shumicën e bashkive, është një pushtet absolut dhe nuk ka kujt t’i ankohet. Mund të shkojmë drejt një reforme territoriale tjetër? Një tjetër mund të jetë një rikonceptim tërësor i gjithë sistemit të shërbimeve.
Kryeministri e njeh më mirë se kushdo tjetër klimën në PS, strukturën brenda saj dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë hatërmbetje. Eksperienca e tij në pushtet kaq gjatë, e ka bërë të kuptoj shumë mirë nervin që ka PS.
Mund të ketë të qejfmbetur përkohësisht pasi janë larguar nga detyra, por do sistemohen shumë shpejt.
Pushteti absolut që ka e bën Kryeministrin shumë komod. Afrimin e Ramës me eksponentë të opozitës, e bën që t’iu bëj presion të vetëve.



