Metaj: Rama i ka zhbërë figurat e forta politike, mban distancë sigurie nga ata që e rrethojnë (VIDEO)

Metaj: Rama i ka zhbërë figurat e forta politike, mban distancë sigurie nga ata që e rrethojnë (VIDEO)

Analisti Elton Metaj, thotë se Kryeministri Edi Rama e ka zhbërë elementin e figurave të forta politike si pjesë e kabinetit qeveritar dhe se mban një distancë sigurie nga njerëzit që e rrethojnë. 

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se në mandatet e kaluara Rama ka qenë konservator në ndryshimet e mëdha si dhe ndan bindjen se strukturat e ministrive do të ndryshojë.

Duhet mbajtur parasysh historiku i Kryeministrit në qeverisje. 

Nëse shohim mandatet e shkuara, ka qenë konservator në ndryshimet e mëdha. Ka bërë spostime paralele ministrash. 

Kryeministri është konservator për të bërë ndryshime emrash dhe strukturash. 

Ai mbylli një mandat të tretë i cili është shënjuar shumë nga futja në lojë e SPAK. Madje ka pasur edhe disa viktima. Rama e ka zhbërë elementin e figurave të forta politike. 

Mund të ketë ndryshime të mëdha. Mund të mendosh se do ketë ndryshime të mëdha dhe unë besoj se zoti Rama do bëj ndryshime të mëdha si në strukturën e qeverisë dhe tek emrat që do vijnë më pas. 

Nuk ka më figura ministrash që janë të fortë, me përjashtime të vogla, që të thuash se ata do jenë në qeveri. 

Nuk diskutohet për strukturë qeverisëse por për emra. Jam i bindur se struktura do të ndryshojë jo vetëm brenda Ministrisë së Brendshme por edhe ministri të tjera, se limiti i vitit 2027 për në Bashkimin Europian ka rëndësi dhe ka nevojë për strukturë për të ndryshuar.

 Rama mundohet të mbajë një distancë sigurie nga njerëzit që e rrethojnë, koha ka treguar se edhe njerëz shumë të afërt të tij janë larguar. Kryeministri mban një distancë sigurie në mënyrë që të bëjë lëvizjen e duhur në momentin e duhur. 

Sipas tij, Kryeministri nuk ka asnjë nevojë për të afruar elementë nga e djathta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy