KAS vendos rinumërimin e votave në Tiranë

KAS vendos rinumërimin e votave në Tiranë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi ditën e sotme rinumërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit në qarkun e Tiranës.

Gazetari Mariglen Kume raportoi për MCN TV, se KAS miratoi kërkesën e anëtarëve demokratë Elvis Çefa dhe Ledio Braho të cilët kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. 

Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë. 

Të gjithë votat edhe për kandidatët dhe për subjekteve do i nënshtrohen rinumërimit për të pasur më tej certifikim të rezultatit. 

Kërkesë ka pasur dhe nga kandidatët e Partisë Demokratike dhe nga subjekti politik PD, nën pretendiomin se janë deformuar votat. 

Do të ketë rinumërim dhe do të shihet nëse do të ketë ndryshim rezultatet si për subjektet dhe për kandidatët me emër nominal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy