Kovaçi- Ramës: Mos u merr me biografi të metodës së sigurimit të shtetit!

Kovaçi- Ramës: Mos u merr me biografi të metodës së sigurimit të shtetit!

Pas deklaratave të kryeministrit Rama, ku ai foli për një “SHIK-s në krye të sindikatës”, ka reaguar kreu i sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi.

Ky i fundit i bëri thirrje kreut të qeverisë të mos merret me biografi dhe metoda të sigurimit të shtetit.

Mos u merr me biografi të metodës së sigurimit të shtetit. Jam i kënaqur që më ka përmendur kryeministri e më ka dhënë paksa famë se nuk e kisha të nevojshme famën, por meqë filloi që kryetari i sindikatës nuk e meriton te jete ne krye. Së pari unë jam i zgjedhur nga këshilli drejtues që nga 2019 e deri në 2023 sa të mbyll mandatin do i përfaqësoj ata që më kanë zgjedhur. Mos ketë merak stafi akademik se Sandër Kovaçin e njohin të gjitha nga shkolla 8-vjeçare. Nuk e kam nxjerrë me mik notën mesatare 10 nga e para në të tetën. Shkollën e mesme e kam mbaruar në konvikt por ta dije që përveç vitit të parë një 9 i kam nxjerre te gjitha 10. Mos shqetësohet se s’ka të bëjë me një person që ka ardhur nga rruga këtu në universitet. Se ai mendon që ka të bëjë me injorantë këtu mendon se është vetë në majën e Olimpit i ka arritur të gjitha e ka gjithë dijen e botës e të tjerët janë në kulmin e injorancës. Ai do të nxjerrë injorant dhe profesoratin. Të jeni të sigurt që përpara keni personin që nuk është ai që thotë kryeministri. Ai sheh ëndrra dhe inshalla sheh edhe ndonjë ëndërr që të na rrisë pagat dhe të na krijojë mundësinë që të vazhdojmë të qëndrojmë këtu”.

Ai vuri në dukje se pedagogët kanë nevojë për një mbështetje të veçantë duke shtuar asnjë prej tyre nuk mund të shantazohet me vetting.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy