Kamberi refuzon futjen në qeveri: S’mund të jemi pjesë e një qeverisje që do ta kthejë Kosovën si pjesë të Serbisë

Kamberi refuzon futjen në qeveri: S’mund të jemi pjesë e një qeverisje që do ta kthejë Kosovën si pjesë të Serbisë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se nuk do të futet në qeverisjen autoritare të Vuçiçit derisa Serbia “nuk e ndërron qasjen ndaj Kosovës, derisa Serbia nuk e ndërron Kushtetutën dhe preambulën e saj”.

Unë dhe asnjë nga partnerët e mi të koalicionit nuk do të pajtohen që për një vend, dy apo tre, apo një zëvendësministër të futemi në qeverinë autoritare të Vuçiç.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik nga Bujanoci, Shaip Kamberi, shtoi se “nuk mundemi ne të jemi pjesë e një qeverie e cila kur do ta jep betimin në parlament do ta japë betimin se do ta kthejë Kosovën si pjesë të Serbisë”.

“Cili shqiptar do të jetë pjesë e asaj qeverie? Deputeti jep tjetër betim, qeveria jep tjetër betim”, theksoi ai për mediat në Kosovë.

Ndërkaq, kur pyetet se nëse zgjidhet deputet a do të bëhet pjesë e ndonjë grupi parlamentar apo do të mbes i pavarur, Kamberi ka thënë se si mundësi teorike që ekziston nëse arrihet ta sigurohet mandati, janë dy deputetë të SDA, dy deputetë kroatë dhe një deputet shqiptar që mund teorikisht ta bëjë një grup parlamentar.

Dhe duke pasur parasysh sjelljet e Serbisë kur që nga vitet e 90-ta asnjëherë nuk i ka bërë shqiptarëve ofertë të jetë pjesë e qeverisë, nuk mund të presim të jemi pjesë e asaj qeverie.

Ndërkaq, ai potencoi se në rast të ndonjë oferte, kërkesa e tyre është që Serbia duhet të sigurojë vende pune.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy