GJKKO lë në fuqi vendimin, Berisha e Malltezi mbeten në arrest shtëpie

GJKKO lë në fuqi vendimin, Berisha e Malltezi mbeten në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sërish në arrest shtëpie Sali Berishën dhe dhëndrin e tij. Gjykata shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga mbrojtësit ligjorë të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, për ndryshimin e masës së sigurisë dhe të përfundim të saj vendosi të lërë të pandryshuar vendimin e dhënë në tetor të vitit të kaluar.

GJKKO i cilëson dy kërkesat të pabazuara në ligj dhe në prova.

Berisha është nën hetim për akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Malltezi për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Kreu i Rithemelimit dhe bashkëshorti i vajzës së tij akuzohen për korrupsion në rastin e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy