Kurti i kthehet Thaçit: As populli e as qeveria në detyrë nuk i nënshtrohen këtij presidenti helaq

Kurti i kthehet Thaçit: As populli e as qeveria në detyrë nuk i nënshtrohen këtij presidenti helaq

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se qeveria në krye me të nuk i nënshtrohet presidentit Hashim Thaçi.

Kurti përmes rrjeteve sociale, thotë se regjimi i vjetër po refuzon të kuptojë që koha e tyre ka mbaruar.

“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre”, shkruan Kurti në Facebook.

“Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq. Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”, thotë Kurti.

Këto deklarata të Kurtit, vijnë pas përplasjeve e akuzave të shumta mes presidentit dhe qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy