
Partia Demokratike, dega e Vlorës ka kallëzuar në SPAK ministren Belinda Balluku për shkelje në procedurën e tenderimit të Portit të Vlorës.
Demokratët e akuzojnë Ballukun se ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur barazinë në tendera, duke favorizuar kompaninë “Marina di Valona”, e cila kishte ofertën më të madhe.
Oferta në vlerën e 22 842 417 euro pa TVSH e Shoqërisë “Marina Di Valona” Sh.p.k. e identifikuar si oferta fituese, krahasuar me ofertën në vlerën 22 725 572 euro të Shoqërisë “Gjikuria” Sh.p.k. dhe oferta e Shoqërisë “Albavia ” Sh.p.k me vlerë 1 876 427.700 leke pa TVSH. Diferenca monetare midis ofertave ështe e konsiderueshme duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik fondeve publike të buxhetit të shtetit. Pra Komisioni Vleresimit të Ofertave i drejtuar nga Ministria Balluku ka perzgjedhur ofertën me vlerën më të shtrenjtë për këtë prokurim publik.
PD e cilëson tenderin për portin e Vlorës në kundërshtim me ligjin, në shkelje të marrëveshjes së arritur nga të gjitha palët politike për ligjin e ri elektoral.



