Xhaferri: Në AKSH pasurohesh pa halle,  ka funksionuar si kartel shtet-teknologji-krim (VIDEO)

Xhaferri: Në AKSH pasurohesh pa halle, ka funksionuar si kartel shtet-teknologji-krim (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Besard Xhaferri, ka ngritur akuza të forta në “MCN Live”, ku ka komentuar zhvillimet dhe debatet publike rreth dosjes së AKSHI-t, si dhe menaxhimin e fondeve publike në projektet e digjitalizimit në vend.

 

Xhaferri u shpreh se, sipas tij, ekzistojnë prova dhe indicie që tregojnë për një sistem të deformuar në administrimin e fondeve publike dhe të dhënave shtetërore. Ai theksoi se, ndonëse respekton parimin e prezumimit të pafajësisë, debati publik mbi këto çështje është tashmë i pashmangshëm për shkak të ekspozimit mediatik.

 

Provat dhe përgjimet dhe gjithë faktet që kanë dalë e tregojnë që Karçanaj është një zonjë e implikuar në aferat më korruptive të historisë së Shqipërisë. 

 

Patjetër që në sistemin e drejtësisë evropiane, çdo njeri prezumohet i pafajshëm derisa dënohet në shkallën e dytë, pra në apel. Por në këtë gjë, duke i parë edhe provat, pak a shumë edhe një gjyq publik në Shqipëri fillon dhe bëhet.

 

Ai shtoi se, sipas tij, mënyra se si zhvillohet debati publik shpesh shndërrohet në “luftë PR-i”, ku palët, sipas tij, tentojnë të kontrollojnë narrativën përballë akuzave.

 

Në vijim të deklaratës së tij, Xhaferri kritikoi edhe mënyrën e menaxhimit të projekteve të digjitalizimit, duke pretenduar se fondet e mëdha të investuara nuk janë reflektuar në përmirësimin e shërbimeve publike.

 

Nëse aty janë bërë, ku di unë, një miliard euro tendera në këto dymbëdhjetë-trembëdhjetë vjet, dhe ne kemi një mbrojtje kibernetike mizerabël, një “e-albania” që s’punon, një digjitalizim të lënë përgjysmë, tregon që aty ka qenë një çerdhe dhe një fabrikë korrupsioni, ku shumë njerëz janë pasuruar pa u lodhur fare. 

 

Dhe prandaj sot kemi edhe tentakulat e krimit aty, sepse krimi lodhet të pasurohet, riskon duke blerë drogën, duke u munduar ta transportojë, duke e shpërndarë, duke u mbrojtur nga policia. Ka halle edhe krimi, kurse këtu është pa halle, te AKSHI pasurohesh pa halle. Si thoshte ai, nga dy e bëjmë katër. 

 

Ai përmendi si shembuj probleme në funksionimin e platformave shtetërore dhe, sipas tij, mungesë eficience në përdorimin e fondeve.

 

Të dhënat futen në një nivel tjetër që normalisht edhe teleshikuesit nuk e kuptojnë. Të dhënat janë pasuri. Po nuk e kuptojmë këtë, sepse ne i japim të dhënat, prandaj këto kompani janë më të vlefshmet në botë, sepse kanë të dhëna. 

 

Dhe AKSHI i posedonte këto të dhëna dhe i përdorte në mënyrë private. Pra një shtet që i mbledh të dhënat dhe pastaj i përdorin privatisht njerëz si Ermal Beqiri apo Gys Agasi, pra kemi një gërshetim shtet–teknologji–krim”, deklaroi Xhaferri, duke kërkuar hetim të thelluar mbi çështjen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy