Policët serbë në Kosovë hoqën uniformat, por nuk dorëzuan armët zyrtare

Policët serbë në Kosovë hoqën uniformat, por nuk dorëzuan armët zyrtare

Përfaqësuesit serbë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës do të lënë detyrën. Kjo është vendosur në takimin e thirrur nga Lista Serbe mesditën e së shtunës në Zveçan.

Serbët përfaqësohen me një ministër në Qeverinë e Kosovës, dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës, me kryetarë komunash në ato qytete ku shumicë janë qytetarët serbë, si dhe në gjyqësor, polici.

Të gjithë këta do të largohen nga institucionet e Kosovës.

Serbët janë larguar nga Policia e Kosovës, pas vendimit të t’i lënë institucionet, por përveç se kanë hequr uniformat, armët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë, raportojnë mediat në Kosovë.

Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Këto vendime, do të jenë në fuqi derisa Prishtina të fillojë të respektojë marrëveshjet dhe ligjin, derisa të tërheqë vendimin për tabelat dhe të formojë Asociacionin.

Në anën tjetër, brenda policisë ka filluar mobilizimi që ai numër që lë strukturën, të zëvendësohet menjëherë me policë shqiptarë nga pjesë të tjera të Kosovës.

Tashmë ka filluar edhe vendosja e kabinave për vëzhgim, derisa po kalkulohet numri i policëve që duhet dërgohet për të zënë pikat që mbesin të zbrazëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy