Ambasadori i BE në Shqipëri: Sulmet ndaj drejtësisë, jo të denja për një vend demokratik

Ambasadori i BE në Shqipëri: Sulmet ndaj drejtësisë, jo të denja për një vend demokratik

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato ka komentuar nga Vlora edhe situatën politike në vend.

I pyetur mbi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj SPAK,  Ambasadori i BE në Shqipëri thotë se "në qëndrimin e tyre janë të qartë, e kanë prezantuar edhe një ditë më parë dhe i qëndrojnë të njëjtat fjalëve".

Gonzato duke dënuar sulmet ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri thotë se "sulmet kundër drejtësisë nuk janë të denja për një vend demokratik".

Silvio Gonzato ishte prezent këtë të enjte në Vlorë, ku në ambientet e shkollës industriale "Pavarësia" prezantoi së bashku me kreun e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, Zëvëndësministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino dhe Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Sahin, projektin "BE për Rininë" një projekt ky i cili fal mbështetjes të bashkimit europian synon nxitjen e aftësimit profesional dhe punësimit të të rinjve në rang vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy