KPP raporton punën një vjeçare/ Tërnova: Asnjë operator nuk është ankuar për fondin limit

KPP raporton punën një vjeçare/ Tërnova: Asnjë operator nuk është ankuar për fondin limit

Anëtari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Kreshnik Tërnova, në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, mbi raportin vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025, foli për kursimin e 6.5 miliardë lekëve gjatë vitit të kaluar nga ana e institucionit që ai përfaqëson.

 

Ai deklaroi se ankesat më të shumta në KPP janë bërë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

 

Sipas tij, ka pasur 54 tërheqje nga ankesat dhe procesi ka qenë vetërregullim nga palët, duke shtuar se asnjë operator nuk është ankuar për fondin limit.

 

Kemi pasur 1197 ankesa, çka tregon se në nivel teknik dhe profesional ka rritje e qëndrueshmërisë të sistemit të ankimimit dhe nga viti në vit është konsoliduar sistemi online, ku ankesat janë elektronike, çdo ankesë vjen në KPP dhe APP. 

 

Tirana mban kampion, ndjekur nga Durrësi, Fieri dhe Elbasani. Institucioni me më shumë ankesa në KPP është Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Ka kompani të shumta brenda dhe jashtë vendit që ankimohen në institucione shëndetësore, transport, Albpetrol dhe ne i kemi dhënë zgjidhje brenda dhjetë ditëve çdo ankese. 

 

APP është institucioni që gjykon veprimtarinë e gjithë kontratave të institucioneve. Ne merremi vetëm me ankesën dhe qëllimin që ka operatori ekonomik apo shkeljet e autoriteteve kontraktore.

 

Tërheqje nga ankesat kemi 54 dhe procesi ka qenë vetërregullim nga palët. Ankesa më shumë nga operatorët ekonomikë bëhen në fazën e dytë. Nga ana tjetër Inteligjenca Artificiale mund të jetë ndihmë për verifikim dokumentacioni. 

 

Asnjë operator nuk është ankuar për fondin limit, në rast se do të kishte, patjetër do e shikoniom këtë proces. Janë 54 tërheqje nga kërkesa me reflektim të operatorëve ekonomikë. Janë vetë ata që tërhiqen. Se prokurimet publike kanë efekt financiar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy