
Ka nisur para pak minutash protesta e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.
Efektivët janë vendosur vetë në rresht, duke bllokuar hyrjen në institucion.

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti gjatë fjalës së tij tha:
Nuk do të dorëzohemi se ne jemi me të drejtën, me të vërtëtën dhe nuk ka forcë që e ndalon popullin të fitojë të drejtën e tyre.
I bëjmë thirrje SPAK ke më dhjetëra denoncime, me qindra faqe dosje, merri, shqyrtoi dhe ço përpara përgjegjësisë fajtorët e vërtetë. Tirana është e pajetueshme.



