
Sot një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova që kanë nënshtetesi në Shqipëri ua kanë mësyrë kutive të votimit për të zgjedhur Qeverinë e re. Bëhet e ditur se vetëm paraditën e sotme numri i personave që kanë kaluar pikën kufitarë të Morinit janë 1200 veta. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë dhe nënshtetësinë shqiptare janë futur në territorin e Shqipërisë me qëllim ushtrimin e votës.
Përpos kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti, të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministry Liburn Aliu, deputeti Behgjet Pacolli dhe një mori tjetër e deputetëve, biznesmenëve dhe qytetarë nga Kosova, të cilat kanë nënshtetësi shqiptare.



