Rama nga Shkodra: Së shpejti nisim vaksinimet për moshat mbi 60 vjeç (VIDEO)

Rama nga Shkodra: Së shpejti nisim vaksinimet për moshat mbi 60 vjeç (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Shkodra për procesin e vaksinimit, duke dhënë lajmin se shumë shpejt do të vijë një sasi e konsiderueshme vaksinash antiCovid.

Sipas Ramës, me ardhjen e kësaj sasie vaksinash do të nisë vaksinimi te moshat mbi 60 vjeç, për t’u vijuar edhe me ata nën këtë moshë.

E rëndësishme është që të rrisim intesitetin, të vaksinojmë dhe të ulim hallkat e zinxhirit të infektimeve dhe të lehtësojmë sezonin turistik si fillim. Besoj që do të kemi më në fund lajme të tjera të mira dhe do kemi në disponim sasi të konsiderueshme vaksinash për tu shtrirë shumë fort përtej këtyre kategorive për të marrë mbarë gjithë kategorinë tek mosha mbi 60 vjeç dhe pastaj për të vazhduar nën 60 me atë objektiv që thashë”, tha Rama.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët se procesi i vaksinimit po bëhet më i vështirë për shkak se po vjen dhe fushata, Rama u shpreh se nuk ka fare lidhje, duke sulmuar sërish kreun e PD se ‘me flamuj e me dy gishta, me ulërima krijon një vatër potenciale infektive ne mes te qytetit’.

Jo nuk janë sjelljet e partive politike sepse zakoni për ti future të gjithë në një thes është një sjellje e vjetër. Nuk ka lidhje fare se janë partitë e KÇK bashkë me dhëndrin përpara dhe gjinden spontanisht, dalin disa dasmorë me flamuj me dy gishta, me ulërima edhe krijojnë një vatër potenciale infektive në mes të qytetit. Këto janë gjëra që duhen shmangur, kjo është sfida e sfidave sepse nuk ka as parti as termin elektoral dhe asnjë lidhje me dallimet që kemi me çdo shoqëri tjetër në një botë normale.

Kjo është sfidë për shëndetin, nuk mund të rrezikohet shëndeti i askujt dhe të gjithë duhet të ruajnë veten dhe të rujanë të tjerët sepse këto histori me buri ulërime e dy gishta janë histori të viteve ‘90. Faktikisht skan për të fituar sepse kjo është arsyeja për të cilën ata humbën”, deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy