Pas rreth 2 vitesh, 43 deputetë të dalë nga lista e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit 2021 zhvilluan një mbledhje të përbashkët për të koordinuar aksionin opozitar. Në përfundim të takimit që zgjati rreth dy orë Gazment Bardhi dhe Berisha njoftuan se do të kërkojnë në Parlament tri komisione hetimore ku një prej tyre do të jetë për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS.



