Dosja Veliaj/ Lala: SPAK është i detyruar të japë përgjigje, ka vonuar hetimet

Dosja Veliaj/ Lala: SPAK është i detyruar të japë përgjigje, ka vonuar hetimet

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar vonesat e SPAK në hetimet ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij, duke e cilësuar këtë vonesë si të paarsyeshme.

Ajo thekson se hetimet duhet të përfundojnë shpejt dhe SPAK duhet të marrë një vendim përfundimtar, për të përcaktuar nëse do të ketë masa sigurie për Veliajn apo do të pushojë çështjen.

Shqipëria është përpara fushatës zgjedhore, në rastin e Veliajt, SPAK duhet të marrë vendim përfundimtar, nëse do të ketë masë sigurie apo do të pushojë çështjen. Duket sikur kontrollet e befta, sigurisht që duke zgjatur në këtë mënyrë, ne mediave na lënë të drejtën të dyshojmë se diçka po ndodh. Pra SPAK duhet të përfundojë hetimet dhe të dalë në konkluzion.

Mënyra se si veproi SPAK, duke shkuar deri te sekuestrimi i veshjeve të zonjës Xoxa, u la të kuptohej se kishte hetim që Veliaj ishte në zgrip.

Fakti që shkohet në një apartament që pretendohet se përdoret nga zonja Xoxa, prehet me gur fresibël kasaforta, etj, pra derisa ka një perceptim të lartë se ka dyshime të arsyeshme se Veliaj ka kryer veprat penale, SPAK është i detyruar që brenda një kohe të arsyeshme të japë përgjigje.

SPAK nuk mund ti kalojë në kalenda greke, këtë qëndrim kam mbajtur edhe për zotin Berisha dhe Meta. Hetimet e zgjatura, nuk preferohen për askënd. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy