Fleckenstein: U njoh progresi. U vendos për hapjen e negociatave

Fleckenstein: U njoh progresi. U vendos për hapjen e negociatave

Në kohën që në Tiranë mazhoranca dhe opozita kanë filluar me sulmet pas vendimit të djeshëm të Komisionit Europian që shtyn hapjen e negocitave me Shqipërinë në qershorin e 2019, ka reaguar edhe Knut Fleckenstein.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, uron dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë, për negociatat, duke theksuar se është njohur progresi. Me një mesazh në rrjetin social "Twitter", Fleckenstein, thekson se përfundimet e këshillit inkurajojnë qartë qeveritë dhe parlamentet që të vazhdojnë me procesin e reformave,

"Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë. U njoh progresi. U vendos për hapjen e negociatave. Përfundimet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme inkurajojnë qartë qeveritë dhe parlamentet që të vazhdojnë me procesin e reformave. Kini parasysh mbështetjen time derisa të jemi të bashkuar në BE!", shkruan Fleckenstein.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy