
Disa të rinj anëtarë të PD-së kanë bërë një shkresë drejtuar Berishës, për të sjellë në vëmendje mënyrën legale si bëhet fraksioni. Duke debatuar me avokatin Redon Meksi, nënkryetari i PD-së së Rithemelimit Luçiano Boçi e konsideroi debatin për fraksionin një debat inekzistent dhe të sajuar.
Nëse ai fraksion ekziston, ka një program, ka një drejtim. Është në përputhje me ideologjinë e një partie, vjen dhe regjistrohet. Ky nuk është debat, ky është për të krijuar debat brenda PD-së me gjëra kaq inekzistente. Shkresa për fraksionin është firmosur nga një person që kërkon dijeni si ngrihet fraksioni. Le ta marrë përgjigjen, ju e doni sot?! Nëse duhet fraksion, fraksioni duhet të jetë i brendshëm, të ketë drejtim, platformë, ideologji, dhe pranohet. Ky është debat i sajuar”.
I pyetur mbi aksionin opozitar dhe nëse do ketë bashkërendim me forca të tjera opozitare, të tilla si Lëvizja Bashkë, Boçi tha:
Çdo forcë politike që bën opozitë është e mirëpritur në frontin opozitar. Mund të kesh edhe diferenca ideologjike, por në fund fare opozitat janë bërë bashkë në situata para zgjedhore për të bërë bashkë alternativën e votave”.



