Inceneratorët, reagon koncesionari: Nuk kemi furnitor asnjë nga emrat e përmendur nga Kryemadhi

Inceneratorët, reagon koncesionari: Nuk kemi furnitor asnjë nga emrat e përmendur nga Kryemadhi

Pas deklaratës së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi se Haxhire Gurakuqi rezulton si administratore e kompanive të incenerimit për të bërë evazion fiskal, ka reaguar koncesionari i Tiranës, i cili e quan këtë deklaratë shpifje dhe sajesë.

Në reagimin e Shoqërisë Koncesionare Integrated Energy B. V. SPV thuhet se nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga znj. Kryemadhi.

Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre.

Sipas tyre, deklarata e Kryemadhit ishte gjysmake, selektive, e cila fshehu emrat e rëndësishëm dhe nuk tha të vërtetën se cila është skema e kësaj kompanie.

Deklaratë e Shoqërisë Koncesionare Integrated Energy B. V. SPV

Ditën e djeshme opinioni publik ra preh e dizinformimit të qëllimshëm, me akuzat e hedhura kundrejt Shoqërisë tonë nga kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) Znj. Monika Kryemadhi. Sipas saj një skemë mashtrimi me TVSH, e disa kompanive fiktive që kanë operuar në Shqipëri ka përfshirë Integrated Energy B. V. SPV (IEBV). Po sipas saj këto kompani kanë pasur marrëdhënie tregtare me Shoqërinë Koncesionare Integrated Energy B.V. SPV. e cila ndërton dhe menaxhon Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë.

Në interes të publikut deklarojmë se:

IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona.

Asnjë shpifje dhe baltosje nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV.

Dokumentet dhe e vërteta janë të aksesueshme. Investimi dhe puna e përditshme po ashtu. Ne refuzojmë çdo shpifje, hamendje, apo dashakeqësi që keqinformon publikun për qëllime politike apo çfarëdo qëllimi tjetër.

Ftojmë mediat të vijnë pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve, jemi të hapur për çdo sqarim dhe të gatshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën.

Integrated Energy B.V. SPV

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy