Gjonaj dhe Marku takohen me prokurorin e Antimafias italiane: Bashkëpunim për goditjen e grupeve kriminale në Itali dhe Shqipëri

Gjonaj dhe Marku takohen me prokurorin e Antimafias italiane: Bashkëpunim për goditjen e grupeve kriminale në Itali dhe Shqipëri

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku janë takuar këtë të martë nga Kryeprokurori i Drejtorisë Kombëtare kundër Mafias dhe Terrorizmit, Federico Cafiero de Raho.

Në qendër të diskutimeve midis dy delegacioneve ka qenë forcimi i bashkëpunimit për hetimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, përmes shkëmbimit reciprok të informacionit dhe dhënies së ekspertizës nga pala italiane.

Në fjalën e saj ministrja Gjonaj ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet absolut i Qeverisë Shqiptare, e cila është angazhuar me të gjitha kapacitet e saj në këtë sfidë.

Sipas ministres, ngritja e institucioneve të reja si Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi, do të krijojë kushtet e duhura për ndjekjen dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kallëzimeve penale në nivelet e larta të politikës dhe administratës publike.

Ministrja Gjonaj është ndalur në masat që ka marrë Qeveria për marrëveshjen e bashkëpunimit me EUROJUST, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

Gjithahshtu ministrja e Drejtësisë e siguroi kryeprokurorin Antimafia De Raho, për angazhimin e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në thellimin e bashkëpunimit, me synim bërjen efektive dhe me rezultate më të shpejta në hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në Itali dhe Shqipëri, përmes skuadrave të përbashkëta hetimore.

Nga ana e tij Kryeprokurori i Antimafias italiane ka falënderuar ministren Gjonaj dhe kryeprokuroren Marku për dhënien e një tjetër dimensioni të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar. Midis dy vendeve tona ekziston një sintoni e plotë në luftën kundër krimit të organizuar, të cilën duhet ta çojmë më tej, eshte shprehur kryeprokurori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy