Ngjela: Do hetohet edhe Engjëll Agaçi, ndërkombëtarët do godasin stafin e ngushtë të Ramës

Ngjela: Do hetohet edhe Engjëll Agaçi, ndërkombëtarët do godasin stafin e ngushtë të Ramës

Spartak Ngjela, një nga mbështetësit e deridjeshëm të kryeministrit Rama, i ka ashpërsuar tonet kritike ndaj tij kohëve të fundit. Veçanërisht pas daljes në dritë të përgjimeve italiane që implikojnë ish ministrin Tahiri në trafikun e drogës, Ngjela ka shkuar edhe më tej duke theksuar se ky është fundi i Ramës.

“Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë“, shkruan Ngjela, sipas të cilit kryeministrin shqiptar po e godet perëndimi për shkak se po bëhet pengesë për reformën në drjetësi si peng i krimit të organizuar dhe korruspionit. Dhe, sipas avokatit, shumë shpejt do të ketë të tjera ngjarje tronditëse për qeverinë.

“Rama po shkon drejt fundit të vet. Implikimet e stafit të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar sigurisht që do të jenë çështjet kryesore të SPAK-ut. Ndërkohë bëhet e ditur se ministrat e Ramës janë të përgjuar që nga viti 2013…

Tani, pas Tahirit, Ramës po i kërkohet dhe po shkon drejt penalizimit edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë. Ndërkombëtarët po godasin stafin e ngushtë të Ramës… Rama nuk ka më shpresë, dhe dorëheqja është shpresa e tij e fundit“, thotë Ngjela, i cili ka dhe një porosi për socialistët:

“Politika ka një rregull: mos shkoni pas kufomës se ju merr me vetë në varr“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy