Basha mbledh të dielën Kryesinë, PD "ndez motorët" për zgjedhjet

Basha mbledh të dielën Kryesinë, PD "ndez motorët" për zgjedhjet

Partia Demokratike ka nisur përgatitjen për zgjedhjet.

Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, do të mbledhë të dielën në orën 11:00 Kryesinë e PD për të diskutuar rreth situatës politike, reformës zgjedhore dhe përgatitjes për zgjedhje.

Të tjera pika që pritet të diskutohet ditën e nesërme sipas burimeve janë edhe organizmi i punës dhe strukturave të partisë.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet vetëm dy ditë pas arritjes së marrëveshjes në parim mes palëve politike për ligjin e ri zgjedhor.

Kujtojmë se 5 qershori do të shkruhet në historinë e Shqipërisë, si data ku palët politike arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, pas shumë e shumë takimesh e negociatash!

Në mbledhjen e djeshme e cila ka zgjatur rreth 1 orë e 15 minuta, palët politike nënshkruan marrëveshjen. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy