Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë për procedimin e kryebashkiakut Veliaj, megjithatë në Komisionin e Ligjeve ai ka deklaruar se ky i fundit nuk është koleg i prokurorëve. Dumani për herë të parë foli edhe për përfshirjen e bankave të nivelit të dytë në botën e krimit nëpërmjet pastrimit të parave.



