Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos pas daljes së tij nga SPAK. Ai i qëndron komentit të kryeministrit.
Rama ishte i qartë në këtë aspekt. Dua t’i kërkoj drejtësisë së re që dhe këto çështje që unë vij shpesh këtu një ditë të mbyllen dhe të gjithë personat që kemi kallëzuar të vihen para drejtësisë.
Rama tha se janë krenarë që për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndodh që po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.
Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Urdhër-arresti për ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit u lëshua për dy çështje të ndara.
Rasti i parë ka të bëjë me një leje ndërtimi 11 – 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. Pasi janë kryer verifikime SPAK dyshon se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit.
Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014 - 2015, me vlerë 22 mln lekë.
Ish kryebashkiaku së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë marrë në pyetje nga SPAK në fazën hetimore. Dako ka qëndruar mbi tre orë duke dhënë shpjegime para oficereve te byrosë kombëtare të hetimit.



