Sot nis zyrtarisht fushata, OSBE: Partitë të respektojnë ligjin

Sot nis zyrtarisht fushata, OSBE: Partitë të respektojnë ligjin

OSBE ka mbështetur deklaratën e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi që i kërkoi partive dhe institucioneve vetëpërmbajtje gjatë fushatës elektorale.

Sipas OSBE, janë disa parakushte si zbatimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt, kryerja e rregullit e veprimtarve politike për një proces modern në përputhje me rekomandimet.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratat më të fundit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, rreth sjelljes së partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Zbatimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve, përfshirë edhe ato të qeverisjes vendore, si dhe kryerja e rregullt e veprimtarive politike, janë që të gjitha parakushte thelbësore për një proces zgjedhor modern në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, thuhet në njoftimin e OSBE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy