Në komisionin e reformës administrativo territoriale po diskutohen variantet e ndryshme të hedhura në tryeze nga partitë politike dhe organizatat për ristrukturimi ne bashkive dhe ndarjen territoriale.
Për këtë çështje analisti Ben Andoni, thotë se mungon ekspertiza ndërkombëtare.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se në fund të procesit Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të bashkohen, pasi interesi i tyre është interesi zgjedhor.
Sipas tij, duhet një konfigurim tjetër i vendit tonë, në raport me atë aktual.
Të dy skenarët si të PS dhe PD janë jashtë realitetit se janë kritere politike, jo socio-ekonomike. Nga reforma më parë kishte asistencë të huaj, ndërsa tani nuk ka asistencë të huaj dhe as analizë mirëfilli. Shpopullimi është masiv, në shumë vende nuk afrohen shërbime, ose janë gati pa sens, se mënyra e ndarjes territoriale, për shembull shumë zona në Jug, Përmeti duhet të shkojë deri në Tepelenë për të kryer pjesën e shërbimeve.
Duhet një konfigurim tjetër i vendit tonë. Niveli i qarqeve është model i marrë nga Perëndimi, që shumë funksione të kryhen në këtë lloj niveli. Zgjedhjet e ardhshme lokale do jenë testi për të parë se si do të funksionojë reforma territoriale. Por ajo që vë re është mungesa e ekspertizës së huaj. Një reformë territoriale duhet të marrë vite.
Reforma aktuale që ka propozuar PS ka treguar që ka shumë probleme. Përfshirja e vetëm këtyre dy forcave politike që e kanë futur vendin në këto problematika, është e tepruar. Duhej një ekspertizë e huaj. Të bëhet një përzierje mes propozimit të mazhorancës që ta mbajë me 61 bashki dhe propozimin e opozitës.
Megjithëse dhe kjo aktuale është e fryrë se gati 1/3 e popullsisë është e fryrë. Mendoj se ju duhet për procesin zgjedhor dhe interesi elektoral do prevalojë mbi atë ekonomik. PS dhe PD do bashkohen në fund se interesi i tyre është interesi zgjedhor, se si ta mbajnë pushtetin.



