
Gazetari Hysni Gurra në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke folur për zgjedhjet vendore deklaroi se ajo që i duhet opozitës është një kandidat me profil politik.
Ai tha se PD duhet të nxjerr një kandidat me peshë për bashkinë e Tirënës, ndërsa veçoi emrin e Belind Këlliçit si nga emrat e kandidatëve të mundshëm.
Një emër konkret nuk kam për këtë, por jam përpjekur të bëjë një identiket të personazhit që mund të sfidojë Veliajn. Ai është numri dy i maxhorancës dhe PS ka vendosur kandidat për bashkinë numrin dy të saj. Edhe PD ka figura plot për kandidatë që janë dhe të ndeshëm, ka dhe opozita elementë të ndershëm që mund të sfidojnë Veliajn. Emri im konkret që kam unë është Belind Këlliçi i cili është një kandidat potencial dhe ka disa emra të tillë. Duhet të ketë një figurë përballë që ta sfidojë edhe politikisht. Duhet të ketë një kandidaturë të mirë duke u përqendruar te Tirana sepse Tirana është sa 3-4 bashki dhe prandaj përqendrimi i opozitës te Tirana duhet të ketë një kandidat me peshë.



