
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Elena Kocaqi tha se figura e saj është e përshtatshme për detyrën e presidentit. Kocaqi tha se populli është lodhur me të njëjtat fytyra në 30 vjet dhe partitë politike duhet të angazhohen për një sistem të ri elektoral.
Presidenti ndan disa kompetenca me qeverinë dhe parlamentin. Nëse do të isha presidente, nuk do të kisha konflikte me qeverinë dhe parlamentin. Do t’i zgjidhja me negocim. Unë nuk vij këtu për post qeverie, ka më shumë kompetenca. Nëse kjo është dëshira e popullit, i lodhur nga të njëjtat fytyra në 30 vjet. Presidenti mban unitetin e popullit. Presidenti është garant i Kushtetutës.
Populli nuk zgjedh asnjë në Shqipëri. Duhet t’i lëmë ca përgjegjësi. Presidenti nga populli dhe të aplikojmë referendumet.



