
Për ngjarjen e rëndë ku tre minatorë humbën jetën në një minierë në Tropojë këtë të shtunë, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se humbja e tyre është një dramë e madhe për një vend si Shqipëria, ku sot duhet të jetë një ditë e zezë.
Deputeti shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave, teksa u kërkon ndjesë që puna në këtë vend nuk u bë kurrë e sigurt.
Postimi i Erion Braçes:
Humbëm sot tre punëtorë! Tre punëtorë në një ditë, është dramë e madhe për një vend të vogël! Adil Dauti - 41 vjec, Afrim Zhutaj - 43 vjec, të dy në Tropojë; Gjovalin Pepaj - 46 vjeç, në Tiranë; Humbën jetën sot në pune, në pune! Ky vend që shumë herë ka probleme të mëdha për gjetjen e një pune e herë të tjera, problem ka gjetjen e punëtoreve, të sotmen, duhet ta kete nje dite te zeze! Shpirti i tyre të gjejë paqe, familjaret të gjejnë ngushëllim edhe pse është tmerrësisht e vështirë. Ndjesë, përulësisht, ndjesë që puna në këtë vend s’u bë kurrë e sigurt!



