110 vjetori i Pavarësisë/ Berisha: Shqipëria drejtohet nga një regjim që po përzë rininë, ta shndërrojmë në shtëpinë e së ardhmes

110 vjetori i Pavarësisë/ Berisha: Shqipëria drejtohet nga një regjim që po përzë rininë, ta shndërrojmë në shtëpinë e së ardhmes

 Me rastin e 110 vjetori të  Ditës së Pavarësisë, Kryetari i PD Sali Berisha i është drejtuar me një thirrje shqiptarëve që ta shënderrojnë Shqiperinë në një shtëpi të së ardhmës.

Në një mesazh në Tik Tok kreu i selisë blu shprehet se ka ardhur koha që të gjithë të bashkohemi për të përzënë regjimin që përzë shqiptarët. 

Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

Të shpreh nderimin tim më të thellë, për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi.

Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të Shqiptarëve.

Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhosur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit.

Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë!

Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi.

Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përzë shqiptarët!

Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori.

Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti ju bekoftë ju! Faleminderit shumë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy