Për shefin e organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, gjysma e parlamentit janë të përfshirë me inceneratorët. “Veliaj me Ramën nuk janë në garë për të mbajtur partinë, por janë në garë se kush e puth më shumë Alex Soros. Veliaj ka mbrojtjen e Alex Soros. Mund të më shpjegojë njeri se pse nuk ndalojnë pagesat. S’më intereson se kush arrestohet. Çdo bëj Ahmetaj? Këtu fillon mafia nga Shqipëria dhe përfundon në Dubai. Gjysma e atyre që janë pronarë të inceneratorëve kontrollojnë SPAK. Deputetët e Ramës drejtojnë SPAK, s’ka drejtësi”. Nga studio e MCN Live, ai tha se Erion Veliaj i jep sot 80 mijë euro në ditë Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, duke akuzuar se kryebashkiaku i Tiranës falsifikoi letrat për inceneratorët. “Ahmetaj në burg duhet të rrijë. Arsyeja pse vazhdojnë pagesat për inceneratorët është se nuk janë ndaluar pronarët. Ditën që arrestohet Erion Veliaj, ndalohen brenda ditës pagesat e inceneratorëve. Duhet të jesh gomar që është Arben Ahmetaj pas inceneratorëve, është Edi Rama dhe Erion Veliaj koka”. Ai tha se Erion Veliaj ka krime të mëdha mbi supe dhe se gjithçka ndodh me mbështetjen e Edi Ramës.



