Zgjedhjet për kreun e PD në Roskovec, Baci: Të rëndësishme për bashkimin e demokratëve

Zgjedhjet për kreun e PD në Roskovec, Baci: Të rëndësishme për bashkimin e demokratëve

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka bërë me dije se ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet për kryetar dege të PD Roskovec.

Votimet do të zhvillohen në qendrën e votimit në zyrën e re të PD, te pedonalja e Roskovecit. Procesi i votimit ka nisur prej orës 9.00 dhe do të mbyllet në orën 17.00.

Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.

Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Kandidatët e për Kryetar dege janë: Emeis Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi.

I pranishëm, Luan Baci është shprehur se këto votime janë të rëndësishme për të ardhmen e partisë demokratike të fortë e të bashkuar, pasi flasin faktet e përtej propagandës dhe nxjerrjes që bëjnë disa individë që duan të dëmtojnë PD.

Disa e quajnë veten ushtrues i komanduar i detyrës se kryetarit që në fakt nuk është i tillë po nxijnë realitetin e PD, në fakt ja PD në Roskovec ky është realiteti. I ftoj të bëhen pjesë e garës e procesit dhe realitetit, pasi ashtu siç dështuan me kuvendin e tyre të famshëm ku u ulën 5004 delegatë në 1940 karrige po dështojnë çdo ditë me propagandën e shpifjet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy