Vota e diasporës/ Shyti: Të ndryshojë Kodi Zgjedhor dhe të zgjatet afati për kandidatët, jo të rriten kostot (VIDEO)

Vota e diasporës/ Shyti: Të ndryshojë Kodi Zgjedhor dhe të zgjatet afati për kandidatët, jo të rriten kostot (VIDEO)

Elio Shyti, përfaqësuesi i Diaspora Shqiptare, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi takimin me komisionerin shtetëror të zgjedhjeve Celibashi, tha se duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor duke zgjatur afatin në lidhje daljen e listës së kandidatëve.  
Ai tha se është e paarsyeshme që Shqipëria të dërgojë votën në një afat të shkurtër, duke rritur kostot, kur thjesht mund të zgjasë afatin. Shyti tha se aktivistët parashikojnë një fushatë informimi në lidhje me votën e diasporës. 

KQZ ka kaluar momentalisht 3 akte, dhe po punon për aktin e 4 dhe të fundit, që është vlerësimi i fletës së votimit pasi ka mbërritur me postë në Shqipëri. Këto ishin procedurat që KQZ deri tani ka kryer me sukses. Ne i shtruam edhe pyetje të tjera z.Celibashi, si psh. që çfarë bëhet me rastin që thuhet nga posta që s’mjafton koha që ka caktuar ligji për dërgimin e fletës së votimit te votuesi dhe më pas marrjen e saj në KQZ. Sipas Celibashit kjo është kohë e pamjaftueshme, edhe për faktin që kandidatët s’kanë kohë ta prezantojnë veten brenda 30 ditës, duhet t’u jepet më tepër kohë. Propozimi i KQZ ishte që ky afat të shtyhet. Në takimin tonë, Celibashi tha se situata është pozitive për realizimin e votës së diasporës, dhe është për të ardhur keq që dje dëgjuam një lajm që vota është në rrezik. Duhet ndryshuar kodi zgjedhor që afati 30 ditë të bëhet 40-45 ditë që vota të dërgohet dhe të kthehet në kohë. Unë s’e shoh të arsyeshme që Shqipëria të marrë përsipër kosto kaq të mëdha, për të dërguar votën në një afat kaq të shkurtër, kur thjesht mund të zgjasë afatin. Sa kohë kemi mundësit të bëjmë ndryshime në Kodin Zgjedhor, për zgjatjen e afatit, duhet të zgjedhim opsionin e dytë, që ka një kosto të ulët dhe palët janë të kënaqura. KQZ duhet të bëjë fushata informimi për shqiptarët që jetojnë jashtë, sepse nuk janë të gjithë të informuar, sidomos moshat e mëdha, apo një moshë më e re. Ne kemi plan që në muajit në vazhdim të nisim fushata informuese, me aq mundësi sa kemi, në vendet që kemi kontakte dhe aktivistë. Mendoj që pjesëmarrja për herë të parë s’do jetë aq e madhe. Por nëse informimin e bëjmë siç duhet, mund të arrijmë pjesëmarrje të kënaqshme. Fillimisht u tha që votuesi duhet ta paguante vet postën që do dërgonte mbrapsht me votën në zarf. Celibashi kërkoi që këto kosto t’i merrte përsipër qeveria, që t’i nxiste njerëzit. E përshëndetëm si ide. Nëse do ta paguante vet qytetari poston, shifrat do ishin nga 30 euro në Europë, deri në 100 për SHBA-të”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy