Andi Tela: Ahmetaj rrezikon burgun, nëse SPAK provon shitjen fiktive të apartamenteve

Andi Tela: Ahmetaj rrezikon burgun, nëse SPAK provon shitjen fiktive të apartamenteve

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Tela deklaroi se një punonjëse e Ahmetajt ka folur për presionin që është ushtruar ndaj saj, për të firmosur në favor të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, persona të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve. Ai tha se Ahmetaj, ka qenë pjesë e një grupi qeveritar, që u përpoqën me të gjithë mënyrat që koncesionet tua kalonin Zotos dhe Mërtirit. "Është folur në rrethe mediatike që Ahmetaj i ka dhënë dosjen e inceneraatorëve LSI-së. Duket si video e Rrajave që e xhiruan vetë dhe pasi u shpërnda video, ranë të gjithë brenda. Ajo që duhet theksuar është fakti që Arben Ahmetaj, ka qenë pjesë e një grupi qeveritar, që u përpoqën me të gjithë mënyrat që koncesionet tua kalonin Zotos dhe Mërtirit. Ata akuzohen se kanë korruptuar segmente të shtetit. Provohen sipas SPAK 6 raste kur Ahmetaj ka përfituar rryshfet”. Në vijim ai theksoi se ryshfeti, në ndryshim nga dy vilat, në rastet e apartamenteve, janë kryer shitje fiktive, pra Ahmetaj me ish bashkëshorten ishin aksionerë të një kompanie ndërtimi, me Vladimir Kostën, për të ndërtuar një pallat. Sipas tij, tek y pallat ata kishin një pjesë investimi dhe SPAK pretendon se janë kryer shitje fiktive të apartamenteve. “Nëse SPAK e provon këtë akuzë të treja pikat plotësohen dhe rrezikon burgun Ahmetaj. Kjo gjë do të zgjasë, mund të shkojë edhe në mandatin e katërt të PS, siç mund të nisë procesi për inceneratorin e Tiranës. Edhe aty ka firmë Ahmetaj. Pra, mund të zgjedhë të flasë apo të mos flasë. Një ish punonjëse e tij e akuzon se mbi të është ushtruar presion, që ajo të firmosë në favor të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy