Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një video ka dëshmuar hapjen e spitalit COVID 4 që ka pritur sot pacientët e parë. Sipas Manastirliut hapja e këtij spitali ishte një plan i menduar qënë krye të herët, ndërsa shton se me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm
“Në spitalin COVID4, me stafin mjekësor që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit
Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë
Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm,”-shkruan Manastirliu.



