Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me debate pasi Edmond Spahu ka kërkuar që seanca të nisë me Interpelancën dhe jo me debatin.
Deputetët e grupit të Rithemelimit kërkojnë ndryshim të rendit të ditës. Sipas tyre interpelanca e kërkuar prej tyre me kryeministrin Edi Rama duhet të jetë në pikë të parë dhe jo mocioni i debatit kërkuar nga Partia Demokratike.
Kërkesa e tyre u hodh poshtë me votim në Kuvend. I pari në rend të ditës u vendos mocioni i debatit i kërkuar nga grupi parlamentar i PD.
Kërkesat për interpelencat urgjente vendosen gjithmonë si pikë e parë e rendit të ditës. Këtu rregullorja është shumë e qartë. Nuk ka kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Kjo është e shkruar e zeza në të bardhë.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Ai kërkoi që të respektohet rregullorja.
Të dy kërkesat përkatëse datojnë në datën 15. Por rregullorja ka bërë një specifikim, për interpelancat urgjente përcaktohet që zhvillohen si pikë e parë e rendit të ditës. Këtu nuk ka as votim dhe as grup parlamentar që e rregullon. Atëherë griseni publikisht këtë rregullore. Ju ftoj të anuloni një votim të paqenë dhe të pakuptimtë. Mos këmbëngulni me kokëfortësi. Ju kërkoj ta anuloni dhe të bazoni këtë rregullore. Kjo nuk është çështje kapriço politike.



