
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, pas takimit të sotëm në KQZ me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje për zbatimin e plotë të rekomandimeve të Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR).
Gjatë takimit të zhvilluar me Komisionarin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, dhe përfaqësuesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), u diskutua për zhvillimet paszgjedhore dhe prioritetet për punën e ardhshme.
“Shkëmbim shumë në kohë i organizuar nga OSBE me KQZ, Kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, mbi zhvillimet paszgjedhore dhe prioritetet për punën e ardhshme. Bashkimi Evropian vazhdon të thërrasë të gjithë aktorëve përgjegjës për zbatimin e plotë të rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për të mbështetur punën e KQZ për forcimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor të Shqipërisë”, shkruan Soreca



