Stafa: Takimi i Salianjit në Durrës i stisur, zgjidhjet për PD nuk vijnë përmes kafeneve (VIDEO)

Stafa: Takimi i Salianjit në Durrës i stisur, zgjidhjet për PD nuk vijnë përmes kafeneve (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa e cilëson të stisur takimin e një dite më parë nga anëtari i kryesisë së PD, Ervin Salianji në Durrës.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se zgjidhjet për Partinë Demokratike nuk vijnë përmes kafeneve.

 

Sipas tij, Ervin Salianji si anëtar i Kryesisë, nismën e tij duhet ta kishte parashtruar me strukturat e partisë. 

 

E quaj pjesë të një kafeneje të stisur në Tiranë dhe vazhdimi ishte Durrësi. Do të doja që takimi të ishte për problematikat që ka Partia Demokratike dhe shoqëria shqiptare në tërësi. Duke qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, zoti Salianji nismën e tij duhet ta kishte parashtruar në strukturat e PD. Një forcë politike i ka burimet njerëzore.

 

Plagët e 11 majit në Durrës janë ende të hapura, se ne nuk kemi patur zgjedhje, por votime. Nuk nxjerr jashtë përgjegjësisë strukturat e Partisë Demokratike, duke nisur që nga doktor Berisha. Por në 11 maj ka ndodhur një krim zgjedhor. 

 

Ndjej keqardhje, siç kanë ndjerë keqardhje dhe demokratët që zoti Salianji është shoqëruar me persona që kanë qenë pjesë e PD, por në 11 maj nuk kanë bërë fushatë për PD, por kanë qenë krah Partisë Socialiste. Unë nuk jam një ushtar i bindur i Sali Berishës, por jam një ushtar i bindur i së drejtës. Nuk është kjo opozita që duan shqiptarët. 

 

Është e vërtetë që në takim kanë qenë qytetarë, por jo të gjithë kanë qenë pjesë e PD apo e strukturave. Mbështes çdo lëvizje të lirë qytetare dhe politike, por kur merr një përgjegjësi politike, ti je i detyruar që të respektosh institucionet. 

 

Partia Demokratike është një peshë e rëndë, kërkon angazhim dhe përgjegjësi. Zgjidhjet për Partinë Demokratike nuk vijnë përmes kafeneve. Partia Demokratike ka nevojë për një riorganizim total dhe riformatim të ekipit. Të gjithë deputetët e PD duhet të zbresin në bazë dhe të takojnë strukturat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy