Një pjesëtar i koalicionit qeveritar ka kërcënuar për largim nga aleanca e qendrës së majtë nëse Edi Rama nuk do të distancohet nga dekorimet e nomenklaturës komuniste.
Në një intervistë të dhënë për Tema TV, Ilir Vata, kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara, që përfaqëson të përndjekurit politikë, e konsideron qëndrimin e Ramës si kthim pas.



