
Pas dorëheqjes së tij nga mandate i deputetit, Saimir Tahiri ka folur për herë të parë këtë të enjte për arsyet e shpërthimit të tij, e kësaj here ish-ministri i Brendshëm ka qartësuar edhe më tutje pozicionin e tij.
I pyetur sesi ndihet tashmë për faktin se shteti, prokuroria dhe prangat mund të vijnë tek ai, Tahiri ka artikuluar një fjali që shkon në adresë të Edi Ramës. I ftuar në emisionin të “Paekspozuarit”, Tahiri u shpreh se askush nuk mund ta shesë e blejë atë, duke u përgjigjur edhe akuzave të opozitës se e ka dorëzuar mandatin pas nje marreveshje me Ramën.
“As kam marrëveshje e as kam nevojë e as më duhet, të vërtetën time as ma shet njeri as ma blen kërrkush, përfshi edhe Edi Ramën kështu që se dyshoj që e thotë opozita këtë se janë mësuar me këto pazarat. E të dali kështu jashtë manualit të politikës, unë po jap dorëheqjen, këta patjetër që as e dyshoj që të gjejnë dicka. Saliu ka mbrojtur edhe Metën edhe Bashën, edhe Mediun që duhet të ishin në burg se kanë vjedhur e vrarë, por kanë bërë pazare dhe kanë mbjetuar. Une s’di çfarë bën Rama dhe nuk më intereson. Unë di të vërtetën time. Atë mua as ma shet njeri e as ma blen kush", deklaroi Tahiri.



