
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në mbledhjen e dy kuvendeve, Kosovë- Shqipëri me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë, u shpreh se Shqipëria është avokate e Kosovës për daljen e saj nga izolimi i vizave.
Spiropali solli në vëmendje se Kosova ishte para që solli ndihma pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa Shqipëria ishte e para që dërgoi vaksinat për Covid-19 në Kosovë.
Kjo qeveri dhe kryeministri i saj janë optimist për fatin e Shqipërisë. Jemi optimistë dhe atëherë kur gurët e fatit rrokullisen sipër nesh, siç ndodhi me tërmetin e 26 nëntorit apo pandeminë. Ne shpresuam, punuam dhe po ia dalim t’i përballim këto sfida. Dje gjatë ditëve të tmerrshme të tërmetit ndihma e parë erdhi nga Kosova. vaksinat e Shqipërisë ishin oferta e parë. Shqipëria ka insistuar dhe insiston që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmat për paqe. Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur izolimin, ndaj është një nga avokatet e Kosovës. Është absurde se si vazhdon të qëndrojë e izoluar në regjimin e vizave.



