Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat beri te ditur sot se kryeministri pasi u hoqi qytetarëve të drejten e referendumit, u hoqi edhe zërin e protestës duke bllokuar mediat.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së, Basha, u shpreh se “Pasi u hoqi të drejtën për të vendosur me referendum, Rama u hoqi sot qytetarëve edhe zërin e protestes, duke bllokuar mediat me një fjalim mbi qeverisjen e tij të korruptuar e të zhytur në krim”.
“Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll të rreptë. Këto janë vetem shenjat e një fundi të turpshëm të nje oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetarët, duke u hequr zërin nga ekrani. Ata do të jenë edhe me të shumte edhe me të palëkundur. Ata do të vendosin për importin e mbetjeve. Ata, qytetaret, populli, asnjë parti, asnje qeveri”, shprehet Basha.



