Kodi Penal/ Lamallari: Krahas dekriminalizimit të shpifjes për gazetarët, garantojmë mbrojtje për ta. Tabaku: Me ndryshimet nuk përfiton asnjë

Kodi Penal/ Lamallari: Krahas dekriminalizimit të shpifjes për gazetarët, garantojmë mbrojtje për ta. Tabaku: Me ndryshimet nuk përfiton asnjë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi sot në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

Gjatë fjalës së tij Lamallari tha se në fokus të kësaj pakete janë detyrimet që ka Shqipëria në përafrim me 7 akte kyçe të aktit legjislativ europian, në kuadrin e kapitullit 24 të negociatave që kemi me Komisionin dhe vendet anëtare.

 

Po ashtu ministri tha se Kodi Penal përfarohet me 7 direktiva të Komisionit Europian, që lidhen me pastrimin e parave, trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, sigurinë e BE-së.

 

Vëmendje e veçantë i është kushtuar mbrojtjes së fëmijëve dhe grupeve vulnerabël, rriten dënimet për abuzimet seksuale. Nga ana tjetër zgjerohen edhe afatet e parashkrimit për këto vepra me ndjeshmëri shumë të lartë.

 

Një ndërhyrje e matur dhe e domethënëse bëhet edhe në një fenomen të përditshëm që është parkimi në rresht të dytë, që trajtohet si vepër penale vetëm në ato raste kur pengohet seriozisht qarkullimi i ambulancave, zjarrfikësve dhe policinë e shtetit që mund të jetë në operacione të ndryshme.

 

Qeveria shqiptare ka marrë një angazhim që nuk ka ndodhur kurrë më parë: për herë të parë shteti shqiptar shkon me një nismë shumë serioze në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe një vendimi më demokrat që përfaqëson punën e gazetarëve, pa i vendosur ata para presionit për procesim penal, sidomos për akuzat që mund të bëhen për shpifje; nuk mund të ketë kurrsesi ndjekje penale për ta. Krahas dekriminalizimit të shpifjes për gazetarët, kemi shkuar më tej duke garantuar mbrojtje specifike për ta.

 

Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkoi shfuqizimin e neneve  119 dhe 120 të Kodit Penal, pasi sipas saj, shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale.

 

 Ligji penal nuk mund të përdoret për të mbrojtur reputacionet e politikanëve. Propozimi është i qartë, i drejtë, europian, e ndarë në dy shtylla. Shtylla e parë është liria, kërkojmë shfuqizimin e neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal, shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale. Sigurisht që nëse dikush ka ankesë, e mbron me ligjin civil, por pranga dhe qelia nuk mund të jenë kërcënim për fjalën e lirë. Kush prek një gazetar duhet të dënohet njësoj, gazetari është shërbyes publik.  Ky amendament nuk ka absolutisht asgjë politike. Ky është ligj që duhet ta bashkojë këtë parlament. Sot, kemi zgjedhje të qartë para vetes, mund të votohet kundër, ose të mbahet Shqipëria në këtë listë. Me ligjin që ka sjellë qeveria shqiptare dhe ndryshimet në kod, asnjë gazetar nuk do të përfitojë. Unë shpresoj që kolegët t’i thërrasin arsyes së tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy