Mërtiri: Basha e fitoi luftën me Berishën, por kjo është vetëm gjysma e punës

Mërtiri: Basha e fitoi luftën me Berishën, por kjo është vetëm gjysma e punës

Sociologu Ergys Mërtiri thotë se Lulzim Basha e ka marrë lehtë sfidën e tij politike, me bindjen se ka mbështetjen e amerikanëve. Sipas tij, vetëm kjo nuk mjafton. Ai duhet të fitojë përballjen me Ramën dhe të krijojë besim në elektorat.

Reforma në drejtësi ka shumë probleme, por unë e shoh me mbështetje nga jashtë. Do godasë disa njerëz që përndryshe do ishin të parrëzueshëm. Hapet loja. Nga këta të tre më duket mua që amerikanët e kanë veçuar Bashën. Por po të shohësh i gjithë sistemi është kundër Bashës. PD mendoj se është shkëputur nga berishizmi.

Mendoj që amerikanët i kanë thënë do dalësh anash apo do të rrish aty ku po godasim.

Ajo që bëri është tradhti në një farë mënyre ndaj Berishës. Por unë e akuzoj pse e tradhtoi kaq vonë. Kushdo të ishte duhej t’ia bënte këtë të mirë vendit.

Lufta nuk ka qenë mes Bashës dhe Berishës, por mes SHBA dhe Berishës. Në këtë kuptim, Basha duke pasur pas amerikanët ka pasur mundësinë ta fitojë këtë luftë, pavarësisht se për mua e ka marrë pak lehtshëm. Kjo është gjysma e punës. Gjysma tjetër është të mundësh Ramën dhe të bindësh elektoratin që ti bën. Beteja e brendshme në opozitë i ka dëmtuar të gjithë. Çfarë ndodh më tej vlen të shihet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy