Bardhi: Dhuna në Elbasan nga banda e Ramës, policia nuk bën arrestime

Bardhi: Dhuna në Elbasan nga banda e Ramës, policia nuk bën arrestime

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ka dënuar edhe njëherë atë që ndodhi dje në këtë qytet, ku mbështetësit e PS dhe PD u përplasën fizikisht.

Nga selia e degës së PD në Elbasan, Bardhi u shpreh se policia nuk po bën arrestime. Demokrati thekson më tej se Edi Rama e di shumë mirë se me 25 prill, do të humbë zgjedhjet.

Kemi publikuar foto dhe video. Dhjetra dëshmitarë kanë parë ato portrete që ishin edhe eskorta e kryeministrit, edhe skalioni i dhunës ndaj qytetarëve. Vetëm Edi Rama nuk reagon, dhe as i deleguari i tij politik tek bandat, Taulant Balla. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Elbasanit, dhe Prokuroria e Elbasanit, kanë nisur të shkelin ligjin haptazi, duke mos ndërmarrë asnjë veprim.

Ne do ta mundim në çdo rast. Dhe do ta mundim thellë. Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës. Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë”, u shpreh Bardhi.

Më tej ai ka zbardhur edhe identitetet e personave që ushtruan dhunë në bulevard, nërsa deklaroi se nuk kanë asnjë iluzion për arrestimin e tyre nga policia.

Pjerin Xhuvani, Kelmend Xhaferri, me precedent penal, i përshfirë në ngjarjen e goditjes së postobllokut tek Tregu Ushqimor, Nino (emri), Marsel Rrokaj, Eris Skilja, Ernaldo Metaj, Gezim Rusi.

Ne nuk kemi asnjë iluzion, se Policia do të mund të arrestojë shoqëruesit personalë të Edi Ramës. Ata kanë mbrojtjen politike të tij, dhe kanë në dispozicion në Elbasan, të deleguarin politik për bandat, Taulant Ballën”, tha Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy